Maqedoni

Seancë e re për rastin “Titanik”

28.05.2018 11:22

Në Gjykatën Penale duhet të mbahet seancë e re për rastin “Titanik”, rast ky që u zbardh i pari nga Prokuroria Speciale...

Në këtë rast të akuzuar janë ish-kryeministri, Nikolla Gruevski, dhe ish-funksionarët, Martin Protugjer, Kirill Bozhinovski, Mile janakievski, Gordana Jankullovska, si dhe 16 persona të tjerë.
 
Të akuzuarit e lartpërmendur, sipas Prokurorisë Speciale, dyshohet se kanë bërë shkelje të të drejtës së votës, shkelje të lirisë së zgjedhjes së votuesve, kanë dhënë ryshfet gjatë zgjedhjeve dhe votimit, kanë shkatërruar material zgjedhor dhe kanë abuzuar me fondet për financim të fushatës zgjedhore në vitin 2012.