“E ardhmja e Gjermanisë”, opozita marshon kundër qeverisjes së Merkelit
Mbështetësit e kombëtares “Alternativa për Gjermaninë” janë mbledhur për të marshuar në qendër të Berlinit...

Mbështetësit e kombëtares “Alternativa për Gjermaninë” janë mbledhur për të marshuar në qendër të Berlinit kundër qeverisjes së kancelares gjermane, Angela Merkel, ndërsa kundërshtuesit e kësaj proteste po mobilizohen për kundër-protesta.
“Alternativa për Gjermaninë”, e njohur si AFD, është partia më e madhe opozitare që fitoi 12.6 për qind të votave që e bënë pjesë të Parlamentit në zgjedhjet parlamentare të vitit të kaluar. Marshit të së dielës i është vënë emri “E ardhmja e Gjermanisë”. Rreth 2.000 policë janë në detyrë për të ofruar sigurinë në këtë marsh.
Grupet që po kundërshtojnë këtë marsh me kundër-protestë janë grupe artistësh që kanë vendosur të ngrehin volumin e muzikës tekno për të vënë nën hije marshin.
