Botë

Mattarella: Cottarelli, i ngarkuar të formojë qeveri teknike

28.05.2018 13:24

Presidenti italian, Sergio Mattarella, ngarkoi Carlo Cottarelli - një ish-zyrtar i Fondit Monetar Ndërkombëtar...

Presidenti italian, Sergio Mattarella, ngarkoi Carlo Cottarelli - një ish-zyrtar i Fondit Monetar Ndërkombëtar - për të formuar një qeveri teknike, njoftoi presidenca.

“Presidenti Mattarella priti Cottarellin, të cilit i kërkoi të formojë një qeveri”, njoftoi sekretari i përgjithshëm i presidencës, Ugo Zampetti, në përfundim të një takimi mes presidentit italian, Sergio Mattarella, dhe Carlo Cottarellit, tanimë i ngarkuar për formimin e qeverisë. Paraprakisht, Bashkimi Europian kërkoi krijimin e një qeverie të qëndrueshme dhe proeuropiane në Itali, pas vetos së vendosur nga presidenti italian, për një qeveri populiste, qartësisht euroskeptike. “Ne shpresojmë se do të arrihet shumë shpejt në një qeveri të qëndrueshme dhe pro-europiane në Itali”,- deklaroi sekretari gjerman i shtetit për Europën, Michael Roth, pas mbërritjes në Bruksel për një takim të ministrave të Punëve të Jashtme të BE-së.