Maqedoni

Sugareski: këtë vit përfundon hekurudha Manastir - Kremenicë

28.05.2018 16:06

Ndërtimi i linjës hekurudhore Manastir - Kremenicë prej 16 kilometrash, do të përfundojë deri në fund të vitit 2018...

Ndërtimi i linjës hekurudhore Manastir - Kremenicë prej 16 kilometrash, do të përfundojë deri në fund të vitit 2018, ndërsa do të investohen gjithsej 17, 2 milionë euro. Për ndërtimin e hekurudhës 6 milionë euro janë grand nga BE-ja, ndërsa 11 milionë euro janë të siguruara nga buxheti shtetëror. Ministri i transportit dhe lidhjeve, Goran Sugareski, gjatë inspektimit, theksoi se ky është projekti më i rëndësishëm në rajonin e Pellagonisë, pasi pas tridhjetë e dy viteve ky rajon do të lidhet me hekurudhën me Greqinë.
 
“Për shkak të pozicionit strategjik dhe nevojës së madhe të Pelagonisë për t'u rikthyer përsëri me Greqinë, vitin e kaluar në nëntor kemi nënshkruar një kontratë të re me një kompani tjetër. Siç mund ta shohim, ata po punojnë intensivisht në terren dhe pres që të ketë një linjë funksionale drejt Greqisë, deri në fund të nëntorit të këtij viti. Ndërtimi i hekurudhës është një projekt strategjik i Qeverisë, e cila do ta forcojë ekonomikisht rajonin e Pelagonisë, por pas portit të Selanikut do të vazhdojë të lidhet edhe me Korridorin 4 në Turqi”,- deklaroi ministri i transportit dhe lidhjeve, Goran Sugareski.
 
Sugareski tha se përveç ndërtimit të kësaj linje hekurudhore, Qeveria është e përqendruar edhe në ndërtimin e hekurudhës drejt Bullgarisë dhe po angazhohet për sigurimin e burimeve financiare për ndërtimin e vijës hekurudhore drejt Shqipërisë.
 
GYLTENE SINANI