Botë
Shqipëri, lirohet ish-ministri i brendshëm, Saimir Tahiri
28.05.2018 18:58
Lirohet ish-ministri i brendshëm, Saimir Tahiri. Apeli i krimeve të rënda ka shfuqizuar masën e sigurisë 'arrest shtëpie' për ish-ministrin e brendshëm...

Lirohet ish-ministri i brendshëm, Saimir Tahiri. Apeli i krimeve të rënda ka shfuqizuar masën e sigurisë 'arrest shtëpie' për ish-ministrin e brendshëm, duke e lënë të lirë nga masa arrest-shtëpie që kishte deri më sot.
Avokati mbrojtës, Maks Haxhia, u shpreh se me provat që disponon Prokuroria, mbi Saimir Tahirin, nuk mund të rëndojë asnjë akuzë fajësimi, ndaj hetimi do të vazhdojë në gjendje të lirë.
Ish-ministri i brendshëm, Saimir Tahiri, u akuza për trafik ndërkombëtar droge, pasi përmendej në përgjimet e bandës së Habilajve, si bashkëpunëtor i tyre.
Opozita ka kërkuar vazhdimisht arrestimin e Saimir Tahirit, por ai është lënë në arrest shtëpie, ndërsa prej sot ai është i lirë.
LULJETA NDOKA
