Botë
BE: rregulla më rigoroze për produktet e plastikës
28.05.2018 19:21
Bashkimi Europian ka miratuar rregulla më rigoroze për produktet me ambalazh të plastikës...

Me strategjinë më të re të Komisionit për mbeturina, marketet europiane obligohen që të gjitha produktet e plastikës t’i ndërrojnë me produkte më ekologjike.
“Miratuam direktiva që përfshijnë zvogëlim për 70% të mbeturinave të plastikës në plazhet e Europës dhe 10 materiale më të shpeshta plastike që shumë vështirë reciklohen. Do të ndalojmë përdorimin e produkteve të plastikës për të cilat ekziston zëvendësim më ekologjik”,- theksoi kryetari i KE-së, Frans Timerman.
Bashkimi Europian dëshiron të bëhet lidere në reciklimin e mbeturinave të plastikës. Prodhuesit do të duhet t’i reciklojnë produktet e plastikës.
“Në vitin 2025 do të jetë e patjetërsueshme mbledhja dhe reciklimi i mbeturinave të plastikës. Vendosëm reciklim të patjetërsueshëm të 90% të shisheve të plastikës. E njëjta do të vlejë për kanaçet e aluminit dhe prodhimeve të xhamit. Ne iu bashkëngjitëm ndalesës së Kinës për mbeturina të plastikës. Më pak plastikë do të thotë më shumë mundësi biznesi”,- tha nënkryetari i KE-së, Jurki Katainen.
Eurokomisionerët janë të bindur se rregullativa më e re do të zbatohet me sukses në vendet anëtare, ashtu siç ishte rasti i uljes për 50% të përdorimit të qeseve të plastikës nëpër markete.
MERAL ISMAILI
