Botë

Rusia dhe Izraeli, marrëveshje për kontroll të Sirisë së jugut

29.05.2018 11:03

Izraeli dhe Rusia arritën marrëveshje që forcat lojale të regjimit të presidentit sirian, Bashar al-Assad, të kthejnë kontrollin mbi rajonet jugore kufitare të Sirisë...

Televizioni izraelit Kanal 10 lajmëron se delegacione nga Moska dhe Tel Avivi arritën marrëveshje që forcat e regjimit të vendosin kontroll mbi rajonin sirian të kufirit me Izraelin, por në këtë rajon të mos ketë elemente të huaja, përfshirë forcat iraniane dhe Hezbollahun libanez.

Burimi i njëjtë lajmëron se Izraeli mban të drejtën të intervenojë brenda Sirisë në rast të kërcënimit ndaj sigurisë së tij kombëtare. Me marrëveshjen e arritur pretendohet se edhe regjimi i Assadit ka rënë në ujdi, por deri tani nuk ka konfirmim zyrtar të informacioneve të mediave izraelite. Ministri izraelit i Mbrojtjes, Avigdor Liebermen, nesër do të udhëtojë për vizitë në Moskë, ku për situatën në Siri do të flasë me shefin e Diplomacisë ruse, Sergej Lavrov.