Maqedoni

Shtrenjtohen përsëri çmimet e karburanteve

29.05.2018 12:00

Prej sot, të gjithë shoferët për makinat e tyre do të blejnë derivatet e naftës për dy denarë më shtrenjtë....

Edhe çmimet e benzinës dhe dizelit nga mesnata u shtrenjtuan për dy denarë. Ky është vendimi i fundit i Komisionit Rregullator për Energjetikë.
 
Ja çmimet e reja: Eurosuper 95 dhe Eurosuper 98 prej në mesnatë deri në dy javët e ardhshme do të shiten për 73,5, gjegjësisht 75,5 denarë për litër. Ndërsa çmimi i dizelit do të jetë 65 denarë për litër. Eurosuper 95/ 73,5 denarë, Eurosuper 98/ 75,5 denarë, Dizel 65 denarë, Vaji ekstra i lehtë 54 denarë, Mazuti 34,5 denarë.