Maqedoni
Qëllohen për vdekje dy oficerë policie në Belgjikë
29.05.2018 13:31
Dy oficerë policie janë qëlluar për vdekje këtë të martë në Liege të Belgjikës, pasi një person i armatosur hapi zjarr në drejtim të një patrulle policore....

Mediat ndërkombëtare shkruajnë se autori dyshohet se më pas mori peng një grua, megjithatë pak kohë më vonë, ai u neutralizua.
Deri më tani nuk dihet ende motivi i kësaj ngjarjeje të rëndë. Në Boulevard d’Avroy ndodhen forca të shumta policie si dhe ambulancat.
Në 2011-n, Liege ra pre e një sulmi vetëvrasës me bombë që i mori jetën 7 personave.
Nordine Amrani vrau bashkëshorten përpara se të hidhte granata dhe të hapte zjarr në drejtim të personave që ndodheshin në qendrën kryesore të qytetit./tvklan
