Botë
Afganistan, forcat policore vranë “gabimisht” persona civilë
29.05.2018 14:10
Forcat afgane vranë gabimisht nëntë njerëz, shumica e tyre civilë, në një shtëpi në provincën Nangarhar, thanë zyrtarët....

Zëdhënësi i guvernatorit të provincës i ka thënë se tetë persona, përfshirë një fëmijë dhe një grua, janë plagosur po ashtu në operacionin e kryer nga forcat speciale afgane në qarkun Çaparhar.
Ai shtoi se forcat afgane kanë bastisur gjithashtu një shtëpi nga ku janë dëgjuar të shtëna me armë zjarri, porse, me përfundimin e operacionit, shumica e viktimave janë identifikuar si civilë. Provinca Nangarhar, në kufi me Pakistanin, ka shënuar rritje të dhunës këtë vit. Edhe talibanët edhe grupi militant “Shteti Islamik” janë aktivë në zonë.
