EKONOMI

Sot kumtohen çmimet e energjisë ngrohëse

30.07.2014 10:41

KRRE, sipas shkrimeve të disa mediumeve, do të paralajmërojë ulje të çmimeve të energjisë ngrohëse prej 1 gushtit....

Komisioni rregullator për energjetikë (KRRE) paralajmëroi për sot konferencë për shtyp me temë çmime të energjisë ngrohëse.

KRRE, sipas shkrimeve të disa mediumeve, do të paralajmërojë ulje të çmimeve të energjisë ngrohëse prej 1 gushtit.

Kompanitë që merren me prodhim, furnizim dhe me distribuim të energjisë ngrohëse kanë parashtruar në Komisionin rregullator kërkesë për miratimin e të ardhurave të rregulluara.