Maqedoni
Projektet inovative, kulturat bujqësore do të pastrojnë llumin e naftës
29.05.2018 18:27
Me ndihmën e kulturave bujqësore, OKTA do të pastrojë llumin e naftës të prodhuar nga mbeturinat gjatë 30 viteve të fundit...

Bëhet fjalë për një proces inovativ të ashtuquajtur fitoremediciim, proces që në mënyrë të natyrshme bën pastrimin e mjedisit nga substancat e kontaminuara dhe në të njëjtën kohë bën prodhimin e biokarburantit.
Kjo metodë, përpos që është e besueshme dhe efikase, madje ka edhe një çmim shumë të lirë.
“Shfrytëzojmë metodë natyrale të trajtimit të sedimentit të vajit, duke përdorur mikroorganizmat dhe bimët, si një trajtim biologjik, pa përdorimin e kimikaleve. Presim që realizimi i suksesshëm i projektit do të japë rezultate që do të jenë të dobishme për kompanitë e tjera që po përballen me probleme të ngjashme. Në vend të llumit të naftës, tani kemi tokë në të cilën kultivojmë të mbjellat”,- deklaroi drejtori ekzekutiv i OKTA-s, Yannis Gerulanos.
“Në mbrojtjen e mjedisit jetësor ka shume mite. Unë jam nga ata të cilët i besoj shkencës, fakteve dhe argumenteve. Dhe shpresoj që kjo sot do ta dëshmojë. Më gëzon fakti që ka një grup studentësh të rinj që janë të involvuar në këtë proces, sepse kjo është për gjeneratat e reja dhe këtë do ta bëjnë ata më së miri”,- u shpreh zëvendësministri i ambientit jetësor, Jani Makraduli.
Projekti në fjalë realizohet mes kompanisë OKTA në bashkëpunim me Fakultetin e Shkencave Bujqësore në Shkup.
ZEKIRIJA MEXHITI
