Botë

Të rinjtë e PD-së dhe LSI-së protestuan sot kundër ministrit të brendshëm

29.05.2018 19:06

Pas protestës së opozitës të shtunën, të rinjtë e Partisë Demokratike dhe Lëvizjes Socialiste për Integrim kanë vijuar të kërkojnë dorëheqjen e ministrit të brendshëm...

Pas protestës së opozitës të shtunën, të rinjtë e Partisë Demokratike dhe Lëvizjes Socialiste për Integrim kanë vijuar të kërkojnë dorëheqjen e ministrit të brendshëm, duke protestuar para dikasterit që ai drejton.
 
Të rinjtë janë paraqitur me gomone në dorësi dhe me vezë dhe letra higjienike. Kryetari i FRPD-së, Belind Këlliçi, tha se Xhafa ka mbështetur vëllanë e tij për trafikun e drogës.
 
Ndërkohë, edhe në komisionet parlamentare, deputetët demokratë, kanë kërkuar ikjen e Fatmir Xhafës, nëse mazhoranca do negociata për anëtarësimin në Bashkimin Europian.
 
Por, socialistët kanë deklaruar se i kanë mbështetur demokratët për aderimin në NATO. 
 
Ditën e djeshme, në Kosovë u arrestuar dëshmitari X i PD-së, i cili deklaron se ka bashkëpunuar me vëllanë e Fatmir Xhafajt për të trafikuar drogë drejt Italisë.
 
LULJETA NDOKA