Maqedoni
VMRO: Qeveria bën strategji të gabuar fiskale
29.05.2018 19:28
Zëdhënësi i VMRO-DPMNE-së, Dimçe Arsovski, ka akuzuar qeverinë Zaev për strategji të gabuar fiskale...

Zëdhënësi i VMRO-DPMNE-së, Dimçe Arsovski, ka akuzuar qeverinë Zaev për strategji të gabuar fiskale, sipas tyre, e cila rrit borxhin publik edhe për 1.5 miliardë euro më shumë dhe me këtë borxhi publik i shtetit do të arrijë deri në 6.1 miliardë euro. Sipas VMRO-së, të dhënat flasin që ekonomia e vendit po fundoset, borxhi rritet, ndërsa investimet kapitale mungojnë.
“Strategjia fiskale e Ministrisë së Financave, e cila e projekton borxhin e shtetit deri në 2021, është brengosës. Qeveria Zaev dhe ministri Tevdovski, deri në vitin 2021, sipas strategjisë së tyre të përpiluar fiskale, do ta rrisin borxhin publik në gjithsej 6.1 miliardë euro. Deri në fund të mandatit të qeverisë socialdemokrate, borxhi i qytetarëve do të arrijë mbi 6.1 miliardë euro. Deri në zgjedhjen e Zaevit si kryeministër dhe emërimit të Tevdovskit ministër të financave, borxhi publik i shtetit ishte 4.7 miliardë euro. Çdo familje katëranëtarëshe në vend, sipas strategjisë së kësaj qeverie, do të hyjë në borxh edhe për 11 mijë euro shtesë. Sipas të dhënave, ekonomia e vendit po fundoset, borxhet po rriten, kurse investime kapitale nuk ka”,- deklaroi zëdhënësi i VMRO-DPMNE-së, Dimçe Arsovski.
