Maqedoni
Grevë në Greqi, bllokohen vendkalimet kufitare Maqedoni-Greqi
30.05.2018 12:20
Trafiku në tri pikat kufitare drejt Greqisë Mexhitlia, “Dojrani i Vjetër” dhe “Bogorodicë”...

Trafiku në tri pikat kufitare drejt Greqisë Mexhitlia, “Dojrani i Vjetër” dhe “Bogorodicë”, prej sot është i mbyllur për shkak të një greve të doganave, e cila do të zgjasë plot 24 orë.
Siç kumtojnë nga MPB, shërbimet policore kufitare greke kanë njoftuar se për shkak të grevës së paralajmëruar të punonjësve doganierë grekë, gjatë ditës komunikacioni në pikat kufitare me këtë vend fqinj do të ndërpritet.
Sipas njoftimit të marrë nga pikat kufitare të palës greke, do të jetë në ndërprerje i gjithë komunikacioni për automjete udhëtarësh dhe transportues, si dhe për autobusë, ndërsa do të lëshohen automjetet e udhëtarëve vetëm në raste urgjente.
