Prej nesër mot jostabil me shi dhe bubullima
Stabilizimi i motit dhe rritje të temperaturës pritet prej të shtunën....

Prej nesër pasdite moti në vendin tonë do të jetë nën ndikimin e aktivitetit ciklon dhe masës jostabile ajrore nga perëndimi, e cila në shumë vende do të shkaktojë jostabilitet me të reshura të rrëmbyeshëm të shiut, bubullima, erëra të fortë, zbrazje të forta elektrike dhe breshër.
Siç informoi Drejtoria për punë hidrometeorologjike DPHM), të enjten dhe të premten do të mbajë mot kryesisht me vranësira, jostabil dhe pak më i freskët me intensitet të zvogluar të bubullimave, por do të ketë reshje më të mëdha të shiut, në disa vende edhe mbi 30 litra në një metër katror.
Stabilizimi i motit dhe rritje të temperaturës pritet prej të shtunën.
DPHM rekomandon kujdes më të madh në rast të zbrazjeve elektrike, pa qëndrim jashtë dhe nën pemë të izoluara, ndërsa kopetë të mos jenë jashtë në grupe të mëdha, por të ndara.
