EKONOMI

Rritet prodhimtaria industriale

30.07.2014 12:30

Prodhimtaria industriale në qershor të vitit 2014, krahasuar me qershorin e vitit të kaluar është më e madhe për 4,9 për qind, kumtoi Enti shtetëror për statistikë......

Prodhimtaria industriale në qershor të vitit 2014, krahasuar me qershorin e vitit të kaluar është më e madhe për 4,9 për qind, kumtoi Enti shtetëror për statistikë.

Shikuar sipas sektoreve, prodhimi i sektorit të Minierave dhe nxjerrjen  e gurit në qershor të këtij viti shënon rënie prej 9,9 për qind, në sektorin e Industrisë së përpunimit ka rritje prej 12,8 për qind, ndërsa në sektorin e Furnizimin me energji elektrike, gaz, avull dhe kondicioner ulje prej 33,1 për qind.

Sipas grupeve kryesore industriale, prodhimi në qershor të vitit 2014 shënon rritje te Prodhimet indermediare, përveç energjisë për 0,2 për qind, te Prodhimet kapitale për 70,6 për qind, te Prodhimet  e qëndrueshme për konsum të gjerë për 36,0 për qind dhe  te Prodhimet e paqëndrueshme  për konsum të gjerë për 6,4 për qind. Rënie është regjistruar në grupin e Energjisë për 26,9 për qind.

Sipas të dhënave të Entit shtetëror për statistikë, prodhimtaria industriale në gjysmën e parë të vitit nga ky vit krahasuar me periudhën e njëjtë vitin e kaluar është më i madh për 4,5 për qind.