Maqedoni
Kabineti i presidentit, Ivanov nuk e pranon zgjidhjen “erga omnes”. VMRO-DPMNE: qëndrimin për emrin, pasi ta shohim propozimin
30.05.2018 18:05
Presidenti, Gjorge Ivanov, nuk e pranon zgjidhjen “erga omnes”, respektivisht emrin për përdorim të përgjithshëm...

Presidenti, Gjorge Ivanov, nuk e pranon zgjidhjen “erga omnes”, respektivisht emrin për përdorim të përgjithshëm.
“Qëndrimi i presidentit Ivanov është parimor dhe njëherit konzistent me qëndrimet e deritanishme të presidentëve të Republikës së Maqedonisë. Ky është qëndrimi se presidenti Ivanov nuk pranon zgjidhje për çështjen e emrit për përdorim të përgjithshëm ose “erga omnes””,- thuhet në komunikatën nga kabineti i presidentit.
Ndërsa VMRO-DPMNE pret të shohë propozim konkret para se të ndërtojë qëndrimin e saj rreth zhvillimeve për emrin.
“VMRO-DPMNE është parti serioze dhe mbetet si e tillë, VMRO i ka principet e veta dhe do të mbetet pranë tyre. Ne kishim takim liderësh dhe e thamë mendimin tonë dhe i qëndrojmë pas. Si parti serioze, kërkojmë që të shohim se çka po diskutohet dhe jo fshehtas të negociohet me qëllim që ta themi hapur dhe qartë qëndrimin tonë”,- theksoi Vllado Misajllovski nga VMRO-DPMNE.
Lidhur me bisedimet në Nju Jork dhe Bruksel, presidenti Ivanov të enjten do të njoftohet nga ministri i jashtëm, Nikolla Dimitrov.
ERSAN PAJAZITI
