LIBI

Libi: 20 të vdekur gjatë mbytjes së një barke me emigrantë

30.07.2014 12:34

Së paku 20 të vdekur dhe dhjetëra të zhdukur gjatë mbytjes së një barke me emigrantë në Libi.....

Së paku 20 emigrantë e humbën jetën, ndërsa dhjetëra rezultojnë të zhdukur, gjatë mbytjes së një barke në afërsi të bregdetit libian, kumtoi një përfaqësues i Marinës ushtarake të Libisë.

Oficeri i marinës, Ajub Kasem deklaroi se patrulla bregdetare e Marinës libiane ka arritur të shpëtojë 22 persona. Sipas tij, deri më tani janë gjetur trupat e së paku 20 emigrantëve.

Në barkë ndodheshin rreth 150 persona. Fatkeqësia ka ndodhur rreth 100 kilometra në lindje të kryeqytetit libian Tripoli.