Maqedoni
Puna njëvjeçare e qeverisë, VMRO-DPMNE: një vit LSDM, një vit stagnim
30.05.2018 18:29
Pas prezantimit të kryeministrit, Zoran Zaev, për punën njëvjeçare të kabinetit qeverisës, ka reaguar VMRO-DPMNE...

Sipas VMRO-DPMNE-së, pushtet i drejtuar nga Zoran Zaev po i çon qytetarët drejt varfërisë. Ata akuzuan pushtetin për ngecje në më shumë fusha. Qytetarët po luftojnë për të mbijetuar, ndërsa shteti është gjunjëzuar teksa po tregtohet me interesat shtetërore për ta fshehur paaftësinë e qeverisë, thonë në VMRO-DPMNE.
“Një vit, LSDM një vit stagnim. Ekonomia e Maqedonisë po fundoset. Kjo qeveri nuk ka plan dhe nuk di se si të udhëheqë shtetin. Në kushte të rritjes ekonomike në të gjitha vendet e rajonit dhe Europës, BPV në Maqedoni ka ngelur në zero. Investime kapitale nuk ka, ndërsa pushteti po huazon pa bazë. Borxhi publik për herë të parë ka tejkaluar kufirin psikologjik prej 5 miliardë euro”,- deklaroi Vllado Misajllovski nga VMRO-DPMNE.
VMRO-DPMNE tashmë ka paralajmëruar protestë për më 2 qershor përpara Qeverisë.
NAIM RAMADANI
