DASh: dallimet fetare, ende të theksuara në RM
Departamenti Amerikan i Shtetit ka publikuar raportin vjetor për liritë fetare për vitin 2017, në të cilin në pjesën për Maqedoninë...

Departamenti Amerikan i Shtetit ka publikuar raportin vjetor për liritë fetare për vitin 2017, në të cilin në pjesën për Maqedoninë theksohet se komunitetet fetare vazhdojnë të figurojnë në procese penale dhe qytetare gjyqësore.
Në raport përfshihen ankesat e Bashkësisë fetare islame në Maqedoni, për atë se në fshatin Lazhec dhe në Kriva Pallankë po bëhen bllokime për ndërtimin e xhamive nën presion nga banorët lokalë, të cilët e kundërshtojnë ndërtimin. BFI, gjithashtu, është ankuar se autoritetet vazhdojnë ta bllokojnë rikonstruktimin e xhamisë në Prilep, e djegur gjatë konfliktit të vitit 2001.
Departamenti i Shtetit noton edhe procesin e përsëritur kundër peshkopit Jovan Vranishkovski.
“Gjykata Themelore - Shkup vitin e kaluar dënoi Vrnaishkovskin, argjipeshkv i Argjipeshkvisë së Ohrit, për pastrim parash. Peshkopi u dënua me shtatë muaj burg. Gjykata gjithashtu urdhëroi konfiskim të tokës të Argjipeshkvisë së Ohrit në vlerë prej 140 mijë eurove, që më vonë edhe u krye”,- thuhet në raport.
Njëherit theksohet se “Gjykata Evropiane për të Drejtat e Njeriut në nëntor ka dhënë vendimin në favor të kryepeshkopit, duke thënë se me refuzimin e regjistrimit si grup i caktuar fetar, qeveria ka shkelur të drejtat e kësaj kishe për lirinë e praktikimit të fesë”.
Në raportin e DASh ceket edhe se Kisha ortodokse e Maqedonisë është ankuar se komuna e Strugës ende nuk ka sjellë vendim për ndërtimin e kishës ortodokse në fshatin Belicë dhe se komuna e Tetovës ka refuzuar të ndërtojë rrugën te kisha e qytetit. Departamenti i Shtetit dje festoi 20-vjetorin e miratimit të Ligjit për liri ndërkombëtare fetare.
rej atëherë çdo vit parashtrojnë raporte në Kongresin amerikan për mbështetje të lirive dhe të drejtave fetare të qytetarëve nëpër botë.
