Jashari- Hysa, diskutohet bashkëpunimi
Ministri i Drejtësisë Adnan Jashari sot u takua me ambasadorin e Republikës së Kosovës, Ylber Hysa......

Ministri i Drejtësisë Adnan Jashari sot u takua me ambasadorin e Republikës së Kosovës, Ylber Hysa.
Gjatë takimit u bisedua për bashkëpunimin me Republikën e Kosovës, në fushën e ekstradimit, transfereve si dhe në fushën e bashkëpunimit në materien juridiko penale.
Ministri Jashari theksoi se punohet në proceset reformuese që po ndërmerren ne drejtim të sigurimit të sistemit më efikas dhe të pavarur gjyqësor, duke cekur se janë të mirseardhura këmbimi I përvojave mes Maqedonisë dhe Kosovës, sa i përket sferës së gjyqësorit.
Gjithashtu ministri Jashari e informoi ambasadorin Hysa për iniciativën e Ministrisë së Drejtësisë që ka të bëjë me lidhjen e Marrëveshjes së re juridike ndërkombëtare në fushën civile dhe tregtare.
Ambasadori Ylber Hysa theksoi se përpjekjet e tij në periudhën e ardhshme do të jenë në drejtim të përforcimit të bashkëpunimit juridik mes dy vendeve.
