LIBI

Libi, tensionohet situata, MPJ bën apel për kujdes

30.07.2014 14:43

Prej dy javësh vazhdojnë luftimet e ashpra përreth aeroportit në Tripoli, gjithashtu edhe në Bengazi ku kanë mbetur të vrarë shumë persona.........

Situata në Libi është tejet e tensionuar. Militantët islamikë kanë marrë nën kontroll qendrën e forcave speciale të ushtrisë së Libisë në Bengazi, pas disa ditësh luftimesh të ashpra.

Prej dy javësh vazhdojnë luftimet e ashpra përreth aeroportit në Tripoli, gjithashtu edhe në Bengazi ku kanë mbetur të vrarë shumë persona.

Të paktën 97 njerëz janë vrarë gjatë luftimeve mes grupeve rivale të milicive gjatë javës së kaluar. Drejtuesit më të lartë botëror kërkuan një armëpushim të menjëhershëm dhe i bënë thirrje OKB-së të ndihmojë në rivendosjen e stabilitetit politik në Libi.

Ministria e Punëve të Jashtme e Maqedonisë i ka këshilluar qytetarët që të mos udhëtojnë në Libi për shkak të rritjes së rrezikut në këtë shtet afrikan.

"Këshilla për të mos udhëtuar bëhet për shkak të rritjes së intensitetit të luftimeve në Libi", ka njoftuar MPJ-ja. Ministria i këshillon qytetarët që tashmë gjinden në Libi që në rast të nevojës të kontaktojnë ambasadat e Maqedonisë në Kajro dhe në Romë.