Sierra Leone, vdes mjeku i infektuar nga virusi “Ebola”
Lajmi është bërë i ditur nga Ministria e Shëndetësisë së shtetit afrikan........

Mjeku Humarr Khan, i cili luajti një rol kuç në luftën kundër shpërthimit të virusit “Ebola” në Sierra Leone, ndërroi jetë vetëm një javë pasi ishte diagnostifikuar me virusin vdekje prurës.
Lajmi është bërë i ditur nga Ministria e Shëndetësisë së shtetit afrikan. Khan ishte shtruar në një spital në kryeqytetin e Sierra Leones dhe ishte nën kujdesin e anëtarëve të organizatës humanitare “Mjekët pa kufij”, por megjithatë ai nuk mundi t’i rezistojë këtij virusi. Ai prej kohësh punonte në Sierra Leone në trajnimin e të infektuarve me virusin vdekje prurës, si edhe në izolimin e tij.
Deri tani Sierra Leone është një ndër vendet më të prekura me këtë virus, me 427, nga të cilët 144 persona kanë humbur jetën. Virusi vdekjeprurës vret rreth 90% të personave të infektuar, por gjatë kësaj kohe kjo përqindje ka rënë në 60% në saj të trajtimit në kohë të të infektuarve.
