Botë

Danimarka ndalon burkën, gjoba nga 157 deri në 1 570 dollarë

31.05.2018 19:56

Danimarka është bërë shteti europian i radhës që miraton një ligj...

Danimarka është bërë shteti europian i radhës që miraton një ligj, që ndalon mbulimin e plotë të fytyrës për besimtaret myslimane, përmes veshjes specifike të njohur si burka.
 
Ligji u miratua me 75 vota pro dhe 30 kundër në Parlament gjatë kësaj të enjteje, e do të hyjë në fuqi nga data 1 gusht. Ata që do të shkelin këtë kufizim do të detyrohen të paguajnë një gjobë prej 1 mijë krona, që i bie rreth 157 dollarë, ndërsa në rast përsëritjeje gjobat do të dhjetëfishohen.
 
Teksti i legjislacionit të ri nuk i përmend në mënyrë specifike femrat myslimane, por thekson se “kushdo që vesh një mbulesë që fsheh fytyrën në ambiente publike, do të ndëshkohet me gjobë”. “Amnesty International” e ka përshkruar votimin në Danimarkë si një “shkelje diskriminuese të të drejtave të grave”.