Maqedoni

Emri, “Kathimerini”: Në tavolinë “Maqedonia e veriut”

01.06.2018 12:02

Derisa opinioni në vend dhe në Greqi është në pritje të realizimit të bisedës telefonike mes kryeministrave të Maqedonisë dhe Greqisë....

Derisa opinioni në vend dhe në Greqi është në pritje të realizimit të  bisedës telefonike mes kryeministrave të Maqedonisë dhe Greqisë, Zaev dhe Tsipras, gazeta greke “Kathimerini” shkruan artikullin me titull “Në tryezë propozimi i Maqedonisë Veriore”.
 
Teksti thekson se megjithëse në mesin e propozimeve të ndërmjetësit Nimic janë dy emra të tjerë të ndërlikuar, të cilat janë pjesë e paketës origjinale me pesë propozime, Republika e Maqedonisë Veriore qëndron si propozimi më serioz. Teksti thekson deklaratën e kryeministrit Zaev se një emër i mundshëm i ri, para se të shkojë në një referendum, do të vihet në votim në Parlament.
 
“Kathimerini” pret që biseda telefonike midis dy kryeministrave të ndodhë shumë shpejt, e ndjekur nga një betejë mes dy vendeve, e cila do të organizohet përpara samitit të BE-së e planifikuar për më 28 qershor.