Maqedoni

SAShK-u: Gjykatat sjellin vendime selektive, Avokati i Popullit të kyçet në këtë proces

01.06.2018 14:18

Më datën 31 gusht, 1700 të punësuarve në kopshte, shkolla fillore dhe të mesme u skadon kontrata....

Më datën 31 gusht, 1700 të punësuarve në kopshte, shkolla fillore dhe të mesme u skadon kontrata me afat të caktuar dhe rrezikojnë të mbeten pa punë, theksuan përfaqësuesit e SAShK-ut. Sipas tyre, ka 15 muaj që nuk funksionojnë komisionet për transformimin e vendeve të punës dhe arsimtarët këtë të drejtë duhet ta realizojnë përmes proceduarave gjyqësore.
 
Avokati i SAShK-ut, Vanço Shehtanski, inkurajoi arsimtarët të cilët kanë më së paku 2 vjet përvojë pune dhe provim të dhënë shtetëror, që të parashtrojnë padi, e cila për anëtarët e SAShK-ut është pa pagesë dhe të realizojnë të drejtën e tyre, marrjen e kontratës në afat të pacaktuar. Por, sipas tij, edhe në gjykata ka gjykim selektiv. Andaj i bëri thirrje Avokatit të Popullit të kyçet në zgjidhjen e kësaj problematike.
 
“Në gjykatë, gjykatës të ndryshëm sjellin vendime selektive, të bazuara në praktikën gjyqësore, e cila nuk duhet të jetë selektive. Andaj i bëjmë thirrje avokatit të popullit të kyçet në zgjidhjen e këtyre rasteve, sepse ka shkelje serioze të ligjit për marrëdhënie pune dhe ne do kërkojmë që edhe ai të inkuadrohet në këtë procedurë",- theksoi avokati i SAShK-ut, Vanço Shehtanski.
 
“Po shtyhet procedura e formimit të komisioneve komunale. Sipas meje, është llogaritur që të vijë data 31 gusht dhe të skadojë kontrata për punësim në afat të caktuar dhe të punësohen arsimtarë të rinj. Andaj, ne ashpër do të reagojmë për këtë situatë, sepse nuk është e mundur të ketë përparësi që të pranohen arsimtarë pa asnjë ditë përvojë pune dhe të largohen ata me stazh më shumë se 2 vjet dhe me provim të dhënë shtetëror. Kjo absolutisht është në kundërshtim me ligjin”,- u shpreh kryetari i SAShK-ut, Jakim Nedellkov.
 
Deri më tani në procedurë janë 120 padi për transformimin e vendit të punës. Nga SAShK bëjnë thirrje që të gjithë arsimtarët që u është e shkelur e drejta e transformimit të kontratës së punës për ndihmë juridike, t’i drejtohen shërbimit juridik të SAShK-ut.
 
FLUTURA LATIFI