Botë

Romë, grabiten 1. 5 milionë euro

01.06.2018 15:08

Një milion e gjysmë euro janë grabitur sot ne Romë, nga një furgon që transportonte para i drejtuar nga policia private....

Grabitja është kryer nga 4 persona të veshur me uniformë policie që udhëtonin me një automjet me targa gjermane. 
 
Grabitja është kryer rreth orës 7 të mëngjesit pranë një supermaketi në një lagje në veri të Romës, ndërsa furgoni ishte ndalir për të tërhequr paratë. 
 
Sipas dëshmitaëve në vendngjarje. 4 grabitësit kishin kapuç në kokë, ishin veshur me uniforma policie e të armatosur mirë.
 
Njëri prej tyre mbante një granatë në dorë e kërcënonte se do i hidhte në erë në rast se tre policët privatë nuk dorëzonin armët. 
 
4 grabitësit kanë mundur të ç'armatosin ata e pasi kanë marrë thasët me para janë larguar në bordin e një furgoni të vogël tip Doblo me targa gjermane.
 
Policia e Romës me ndihmën e një helikopteri prej mëngjesit të sotëm patrullojnë territorin. Në të gjithë qytetin janë ngritur patrulla të shumta policie por deri më tani grabitësit nuk janë kapur.