Transport publik falas për fëmijë pa prindër
Për personat të moshës madhore pa prindër zvogëlohet çmimi i biletës mujore për transport publik në Shkup dhe për transport të teleferikut në Vodno......

Fëmijët deri në 18 vjet pa prindër dhe kujdesje prindërore prej pasnesër do të munden falas t'i shfrytëzojnë shërbimet e NPK-së-Shkup.
Për personat të moshës madhore pa prindër zvogëlohet çmimi i biletës mujore për transport publik në Shkup dhe për transport të teleferikut në Vodno.
NPK Shkup sot kumtoi se me transportin falas dhe me çmimin e zvogëluar I bashkohet projektit qeveritar për përmirësimin e gjendjes të fëmijëve pa prindër dhe kujdesje prindërore.
Që t'i shfrytëzojnë risitë të gjithë të interesuarit duhet të dorëzojnë dokumente për blerjen e biletës mujore: kërkesë për dhënien e biletës së paguar mujore , një fotografi, vërtetim të dorëzuar dhe vërtetuar nga Qendra ndërkomunale për punë sociale ose nga shtëpitë ku janë kujdesur, letërnjoftim i kërkuesit.
Dokumentet e nevojshme për blerjen e biletës për hekurudhën janë konfirmim i dhënë dhe i vërtetuar nga Qendra ndërkomunale për punë sociale ose nga shtëpitë ku janë kujdesur, letërnjoftim i kërkuesit ose me ndihmë të biletës mujore për transport publik.
