Maqedoni
Linjë e re ajrore Varshavë – Shkup - Varshavë
01.06.2018 16:54
Në aeroportin ndërkombëtar të Shkupit prej sot lëshohet në përdorim linja e re ajrore Varshavë – Shkup – Varshavë nga ana e kompanisë LOT Polish Airlines....

Çmimi mesatar i biletave është 120 euro dhe lejon lidhje të drejtpërdrejtë të këtyre dy qyteteve dhe lidhjeve nga kryeqyteti polak në disa destinacione në Evropën Lindore dhe Perëndimore, Skandinavi, ShBA dhe Kanada.
“Me linjën e re Varshavë - Shkup - Varshavë, ne po krijojmë një mundësi për të forcuar ekonomitë dhe lidhjet kulturore, për të zhvilluar turizmin midis dy vendeve dhe përmes kësaj linje do të përpiqemi t’i bashkojmë së bashku popujt e të dy vendeve”,- tha ministri i Transportit dhe Lidhjeve, Goran Sugareski.
“Një nga pyetjet më të shpeshta është se a do të ketë përsëri destinacione të reja? Kjo çështje është një tregues i rëndësishëm që dëshmon suksesin tonë, sepse ne bëjmë pritjet të jenë të tilla duke shtuar destinacione të reja në rrjetin tonë çdo vit që nga viti 2010. Filluam me 15 destinacione të drejtpërdrejta dhe sot me Varshavën numri i destinacioneve direkte nga Shkupi arriti në 38”,- u shpreh drejtori i përgjithshëm i TAV – Makedoni, Alper Ersoj.
“Ajo që ne ofrojmë është se ne do të kemi fluturime çdo ditë, gjë që është shumë e mirë për shumicën e biznesmenëve, si dhe turistët dhe udhëtarët që udhëtojnë me kënaqësi, janë qëllimet e çdo linje ajrore të re, duke përfshirë edhe kompaninë tonë”,- theksoi drejtori komercial i LOT, Mihall Fijoll.
Fluturimet në këtë linjë do të realizohen gjashtë herë në javë, përveç të dielës.
SEDAT SELIMI
