Maqedoni
Kuvend, rikonstruimi i Qeverisë, përplasje pozitë-opozitë
01.06.2018 18:11
Në Kuvend vijon debati për emrimin e ministrave të rinj të kabinetit qeveritar të kryeministrit Zoran Zaev....

Maxhoranca aktuale e përbërë nga LSDM dhe BDI zgjerohet me Lëvizjen BESA të Afrim Gashit, PDSH, Partisë Demokratike Turke dhe Lidhjen Rome. Me ministrinë e drejtesise do të udheheq Renata Deskovska, me arsimin Arber Ademi, me kulturen Asaf Ademi nga Levizja BESA, ndërsa me ministrinë e investimeve të huaja dhe pa portofol Bardhyl Dauti nga PDSH.
Kryeministri Zaev bind se keta persona do të sjellin rezultate me të mira me implementimin e reformave të nevojshme.
"Me ndryshimet e fundit Renata Deskovska hyri ne ministrinë e drejtesise, biografia e saj eshte fascinuese. Poashtu biografija dhe eksperienca e Arber Ademit si zevendeskryeminister jep garanaci se ai do të vazhdojë sukseshëm me reofrmat ne arsim. Deshiroj të falenderoj për te arriturat e deritanishme dhe njeherit dua ti bind qytetaret se në jemi në rrugen e drejtë. Para nesh është periudha e ndryshimeve dhe miratimin e vendimeve të reja të rendesishme për vendin tonë", tha Zoran Zaev.
Nuk munguan edhe akuzat e nderjsella mes opozites dhe mazhorances. VMRO- DPMNE akuzoi kryeministrin se ndryshimet qe po i bene ai, jane “kozmetike, dhe jo adekuate” në vendet ku ata emrohen, ndersa deputetët e shumicës parlamentare nuk harruan të akuzojn DPMNE-n për krimet dhe korrupsionet qe i ka bere udhëheqësia e kaluar e kësaj partie.
“Propozimi i sotëm për minirekonstruim të qeverisë apo për zgjedhjen e ministrave të rinj në qeveri për ne është një rikonstruim me pazarllëk që nuk ka përmbajtje apo mesazh politik përveç rritje me pazarllëk me disa deputetë më shumë të mazhorancës parlamentare. Atë që nuk e bëni sot dhe të gjithë prisnin që ta bëni është rikonstruim I qeverisë në resorët ku nuk keni kurfarë rezultatesh. Ose ka dështime ose ka afera. Ketu do ti permendi skandalet në ministriminë e punes dhe politikes sociale, ne ministritë e tjera dhe ne fushen ekonomike. Zaev, Ju, personalisht prej sot merrni pergjegjesinë mbi vete për këto skandale dhe për jofunksionimin e duhur të këtyre ministrive", tha Ilija Dimovski, deputet i VMRO-së.
“Nëse marrim parasysh deklarimet e deritanishme, atëherë ju kryeministër Zaev së bashku me ministren e mbrojtës duhej të jeni ju të propozuar për tju zëvendësuar nga postet që keni, sepse ju që paralajmëruat reforma , në fund dështuat. Duhet të jepni dorheqje për arsye morale. Ju atë karrike nuk e meritoni sepse nuk keni të drejtë të bëni pazarllëk me interesat shtetërore dhe nacionale të këtij vendi”, tha Liljana Saturoska, deputete e VMRO-së.
“Për të folur për korrupsion, krim të organizuar, dhe reforma ju të nderuar deputetë të VMRO-DPMNE-së së bashku me liderin tuaj Mickovski, duhet të keni aftësi dhe ndërgjegje ku paraprakisht do të distancoheni nga krimet që bëri udhëheqësia e kaluar”, tha Goran Mojsovski, deputet i PRSD-së.
“Flisni se ne gjoja bëjmë rekonstrum kozmetik i qeverisë. Hajde të rikujtohemi çfarë ishte kozmetik bënët ju. VMRO-DPMNE beret fasada barok të institucioneve me të cilën latë një sistem tërësisht i shkaktuar. Fasada kozmetike këto të cilët u bë gjithë ai kriminal dhe që i kushtoi qytetarëve miliarda miliarda euro”, tha Frosina Remenski, deputet i LSDM-së.
Deputeti i BDI-së Artan Grubi tha se ky zgjerim është më se i domosdoshëm për t’i kyçur të gjitha partite në procesin e integrimeve të vendit.
"Këtë që po e bëjmë sot në fakt eshte koalicion apsulitikisht i te gjitha partive politike në mbështetjen e maqedonisë euroatlantike. Në këtë politik që po ndërtohet tani, bashkangjiten edhe PDSH, Lëvizja “Besa”, liberalistët dhe janë dhe BDI, LSDM,partia e romëve dhe të turqive ku të gjithë të bashkuar do të mund ti zgjidhim çështjet më të rënda”, tha Artan Grubi, Deputet i BDI-së.
Në vazhdim të seancës plenare duhen votuar edhe 4 zëvendes ministrant e rinj. Sadik Beqiri, ulët në vendin zëvendës ministërit të ministrinë për transport dhe lidhje, Andrej Zhernovski në ministrinë e jashtme, Asim Musa në shëndetësin dhe Gjonul Bajraktar në ministrinë e Punës dhe Politikës sociale. Njeherit ne Kuvend me 88 vota pro dhe asnje kunder kaloi edhe propozimi për shpalljen e konkursit për emrimin e kryetarit, zv/kryetarit dhe antarëve të rinj të KSHZ-së.
REXHEP QAMILI
