RAJONI

Vërshime në rajon, 3 të vdekur

30.07.2014 15:45

Tre persona kanë vdekur dhe qindra te tjerë kanë braktisur shtëpite e tyre si pasojë e vërshimeve që kapluan rajone të tëra në Bullgari dhe Rumani.........

Tre persona kanë vdekur dhe qindra te tjerë kanë braktisur shtëpite e tyre si pasojë e vërshimeve që kapluan rajone të tëra në Bullgari dhe Rumani.

Shirat e rrëmbyeshëm shkaktuan vërshime në rajonin I cili ndodhet në afërsi të qytetit bullgar Gabrovo, ku jetën e humbi një grua e moshes 61 vjeç, dhe një person tjetër llogaritet i zhdukur.

Afro 17 shtëpi kanë mbetur pa energji elektrike , dhe gjithashtu janë të rrezikuara edhe nga mungesa e ujit të pijshëm. Shirat e rëmbyeshëm dhe vërshimet si pasojë, kanë shkaktuar edhe shembje të dheut me çrast janë shkatërruar shumë ura dhe rrugë.

Edhe në Rumani situata raportohet të jetë tejet e rëndë.Dy persona janë të vdekur në pjesën jugperëndimore të Rumanisë. Vërshimet nga shiu kanë larguar gjithashtu nga shtëpitë e tyre rreth 500 persona , ndërkohë që 75 shtëpi janë rrëzuar.

Ekipet e shpëtimit si dhe  pjesëtarët ushtarak  janë drejtuar tash më  me helikopter drejt zonave të rrezikuara me qëllim të dhënies së ndihmës së pare për personat e rrezikuar nga vërshimet. Shira të rrëmbyeshëm të shoqëruara edhe me erë të forte kanë kapluar edhe Kroacinë, me çrast autoritetet atje kanë ndezur dritën e kuqe të alarmit , për paralajmërime për nbjë mot edhe më të vështirë.

Mot i keq është paralajmëruar se do të kaplojë edhe Serbinë ku meterologët kanë paraparë reshje të mëdha shiu me bubullima. (Merita Gashi, TVM2)