Maqedoni

VMRO-DPMNE: Sot protesta para qeverisë

02.06.2018 12:36

VMRO DPMNE-ja opozitare ka thirrur për sot në ora 20 protesta para qeverisë...

Nga kjo parti thonë se në një vit qeverisje të LSDM-së me në krye kryeminsitrin Zoran Zaev ka më shumë dështime se sa arritje.

“LSDM-ja për një vit e ka kthyer prapa Maqedoninë në çdo aspekt. Një vit ekonomia ka stagnuar, pa asnjë rritje, një vit shteti është robëruar, gjykatësit punojnë me urdhëra, ndërsa institucionet keqpërdoren nga pushteti", thuhet mes tjerash në njoftimin e VMRO DPMNE-së.