Botë

Qeveria e re italiane Juncker: Kjo qeveri duhet trajtuar me respekt

02.06.2018 13:46

Kryeminsitri i ri italian Giuseppe Conte, dhe qeveria e tij euroskeptike kanë bërë dje betimin, pas tre muajsh bllokadë politike...

Qeveria e re u formua duke premtuar fundin e ashpërsisë së inspiruar nga BE-ja dhe raporteve më të mprehta me Brukselin, sidomos për valutën euro dhe politikat e migracionit.

Ndërkohë Presidenti i Komisionit Evropian, Jean Claude Juncker, ka deklaruar se qeveria e re italiane "euroskeptike", duhet të trajtohet me respekt, duke iu drejtuar zyrtarëve italianë se duhet të punojnë më shumë dhe mos të akuzojnë Bashkimin Evropian për problemet e brendshme të shtetit. Juncker shtoi se “Italia duhet të tregojë kujdes ngaj rajoneve të varfra që ka.

Kjo do të thotë më shumë punë, më pak korrupsion. Italia nuk duhet ta luaj këtë lojë të fajësimit të BE-së për problemet e saj”.

I pyetur rreth borxhit të madh të Italisë dhe planit për rritje të shpenzimeve publike, Juncker tha se nuk planifikon të mësojë Romën, njejtë sikur kishin bërë shtetet gjermanfolëse me Greqinë.