Maqedoni

Zaev: Nuk kam biseduar në telefon me Cipras, optimist për zgjidhje para këshillit të BE-së;Me rëndësi informimi i opozitës dhe qytetarëve

02.06.2018 14:21

Kryeminsitri Zoran Zaev ende nuk e ka realizuar bisedën e paralajmëruar telefonike me homologun e tij grek Aleksis Cipran...

Kryeminsitri Zoran Zaev ende nuk e ka realizuar bisedën e paralajmëruar telefonike me homologun e tij grek Aleksis Cipran, për të përmbyllur kontestin me emrin.
 
Ai nuk jep detaje se ku ka ngecur procesi por thot se vazhdon të jetë optimist për gjetjen e zgjidhjes edheatë para mbledhjes së Këshillit të BE-së që vendi të mund të marr datën për fillimin e bisedimeve.                                               
“Besoj se do ta gjejmë zgjidhjen, sapo të zgjidhen mundësitë teknike menjëher do të realizohet biseda telefonike dhe besoj se në një afat sa më të shpejtë do të mund të njoftojmë tër atë që përmban marrveshja dhe si do ta procesuonim më tej në procedura. Qëllimi përfundimtar është të arrijmë në kohë para këshillit evropjan sepse atëhger do të vendoset për marrjen e datës për fillimin e bisedimeve për Maqedoninë, ashtuqë në ditët e ardhëshme jemi maksimalisht të angazhuar dhe përkushtuar. Bëhet fjalë për pjesë të marrveshjes, për detaje që janë të rëndësishme dhe të cilat tani është koha që ato të jenë saktësisht të definuara”, shprehet kryeminsitri i RM-së, Zoran Zaev. 
 
Njëherit Zaev theksoi se në këtë proces është me rëndësi që marrveshja ti sqarohet opozitës në dy vendet dhe qytetarëve. 
 
“E kemi të rëndësishme se si atë do të ia sqarojmë opozitës maqedonase, që të kemi arsye ta thërrasim të jemi sëbashku me ne, por më me rëndësi është tua sqarojmë qytetarëve të Republikës së Maqedonisë dhe gjigjsesi është e rëndësishme që paralelisht ti sqarojmë edhe opozitës në greqi dhe qytetarëve në republikën e greqisë”, shprehet kryeminsitri i RM-së, Zoran Zaev. 
 
Ajo që e konfirmoi kryeminsitri Zaev ishte se pas telefonatës me homologun e tij grek, marrveshja do të nënshkruhet në Prespë.
 
FLUTURA LATIFI