Maqedoni

Refugjatët aziatik tranzit përmes Maqedonisë; Stojanoski: Pak refugjat qendrojnë më gjatë tek ne

02.06.2018 14:50

Nexharvan Ali 20 vjeçari i cili prej vitit 2015 mori rrugtimin e gjatë për të mbetur gjall për një muaj qendron në qendrën për strehimin e refugjatëve në Tabanocë...

Maqedonia vazhdon te jetë vend strehimi për trazitimin e refugjatëve  nga vendet aziatike. 
 
“Unë dhe pjesëtarët e tjerë të familjes time u larguam prej zonave të luftës në Siri. Një pjesë e madhe e tyre tashmë ndodhën në vendet evropiane, ndërsa unë para pak kohe kam ardhur këtu”, shprehet refugjati nga Siria, Nexharvan Ali.
 
Ali në Maqedoni ka ardhur nga Turqi dhe duke e ndihmuar familjarët e tij shpreson se shpejtë do ta filloj jetën nga e para në ndonjë vend të zhvilluar  të evropës.
 
“Nga Siria ika në Turqi. Për 2 vite atje mësova turqishtën dhe punova, mirëpo duheshte të largohem dhe të bashkohem me familjen time që kam në Europ. Tani pothuajse 1 muaj jam në qendrën për strehimin e refugjatëve. Sa kohë do të qendroj këtu nuk e di, pasi që  kjo varet nga vëllau im në Suedi i cili duhet të më ndihmojë me transportimin tim, dhe pres fjalën e tij përfundimtare kur do të më thotë  të nisem”, shprehet refugjati nga Siria, Nexharvan Ali.
 
Në Tabanocë ndodhen 14 refugjatë, numër ky i cili ndryshon  në bazë ditore. Autoritetet thonë se fluks i shtuar i tyre nuk pritet së paku deri në fund të muajit të agjerimit.
 
“Në këto momente nuk mund të themi se sa persona qendrojnë dhe sa po largohen në bazë ditore, por mund të themë se shumë rall prej refugjatëve vendosin të qendrojnë më gjatë tek ne. Ata kryesisht qendrojnë deri më 10 ditë këtu përderisa pushojnë pak nga rrugëtimi,marrin medikamentet e duhura nëse u nevojiten dhe marrin mbështetjen logjistike për vazhdimin rrugtimit të tyre”, shprehet udhëheqës i kampit të refugjatëve Goran Stojanoski.
 
Sipas të dhënave të ditëve të fundit janë arrestuar rreth 100 refugjatë të cilët ilegalisht kanë kaluar kufirin e vendit dhe janë dërguar nëpër qendrat e strehimit të refugjatëve.
 
REXHEP QAMILI