Maqedoni
VMRO-DPMNE:Sot protesta para qeverisë; ZAEV: Opozita ka të drejtë të protestoj; LSDM: VMRO-DPMNE tri llogari bankare në kundërshtim me ligjin
02.06.2018 15:31
VMRO DPMNE-ja opozitare ka thirrur për sot në ora 20 protesta para qeverisë...

Nga kjo parti thonë se në një vit qeverisje të LSDM-së me në krye kryeminsitrin Zoran Zaev ka më shumë dështime se sa arritje.
“LSDM-ja për një vit e ka kthyer prapa Maqedoninë në çdo aspekt. Një vit ekonomia ka stagnuar, pa asnjë rritje, një vit shteti është robëruar, gjykatësit punojnë me urdhëra, ndërsa institucionet keqpërdoren nga pushteti. VMRO-DPMNE fton të gjithë qytetarët para qeverisë në protesta kundër krimit dhe korrupsionit”, thuhet në njoftimin e VMRO DPMNE-së.
Opozita ka të drejtë të protestoj thot kryemisnitri Zoran Zaev, i pyetur të komentojë protestën e opozitës para qeverisë.
“Çdo opozitë është shum e rëndësishme, unë me vëmendje do ti dëgjoj porositë që do të dalin nga vet protesta sepse në shtet normal dhe të lirë opozita është ajo që edhe kritikon por edhe jep propozime se si do ta përparojmë punën e përgjithshme në vend”, shprehet kryeminsitri i RM-së, Zoran Zaev.
Ndërkohë nga LSDM si kundërpërgjigje për protestën kanë publikuar një raport të entit shtetëror të revizionit për punën e VMRO-DPMNE-së për vitin 2017 ku konstatohet se kjo parti nuk i ka paraqitur realisht të dhënat e raporteve financiare.
“Është notuar se VMRO-DPMNE ka poseduar ti llogari bankare që është në kundërshtim me ligjin për financim të partive politike. Derisa qytetarët kanë luftuar me borxhe dhe varfëri që ua kishte imponuar pikërisht kjo parti VMRO-DPMNE partia ka harxhuar 386 mij euro për përpunimin e 200 fotografive por nuk ka faktura se ku kanë përfunduar ato para. Si person përgjegjës për punën e partisë është theksuar Nikolla Gruevski edhe për raportin financiar për zgjedhjet e vitit 2016 revizori ka shprehur mendim negativ. Për shkak të mungesës së dokumentacionit adekuat për të gjitha hyrje daljet për fushatën zgjedhore”, shprehet deputeti i LSDM-së, Kostadin Kostadinov.
Nga LSDM njëherit theksojnë se Hristian Mickovski, pasuesi i Nikolla Gruevskit dhe këshilltar i tij pikërisht në atë periudhë deritani asnjëherë nuk është distancuar nga politikat kriminale të paraardhësit të tij.
REXHEP QAMILI
