Maqedoni

Jankullovska letër Deskovskës dhe Carovskës, kërkon ti respektohen të drejtat e gruas

02.06.2018 16:10

E akuzuara për rastin tank ish-Ministrja e Brendshme, Gordana Jankulloska, përmes një letre të hapur dërguar ministreve Renata Deskovska e Milla Carovska...

E akuzuara për rastin tank ish-Ministrja e Brendshme, Gordana Jankulloska, përmes një letre të hapur dërguar ministreve Renata Deskovska e Milla Carovska thot se tani është momenti i vërtetë për mbrojtjen e të drejtave të grave.
 
Ajo ankohet se se numri i seancave për rastin “Tanku” është intensifikuar, në fazën përfundimtare të shtatzënisë së saj, për rastin për të cilin tanimë janë shqiptuar masa me burg për ish kryemisnitrin Gruevski 2 vite burg dhe gjashtë vite e gjysëm për ish ndihmësminsitrin Gjoko Popovski.
 
Procesi gjyqësorë për Jankulloskën u nda pikërisht për shkak të shtatzanisë së Jankullovskës, e cila tani kërkon shpëtim duke u thirrur te të drejtat e grave dhe konventat ndërkombëtare. 
 
"Znj. Deskoska, a është kjo mënyra në të cilën Republika e Maqedonisë kujdeset për zbatimin e Konventës Evropiane për të Drejtat e Njeriut? A është kjo mënyra si e paramendoni gjyqësorin e reformuar dhe nëse kjo mënyrë e punës së gjyqtarëve përcaktohet nga Komisioni i Reformës Gjyqësore? Ju, znj. Carovska, do të doja t’ju pyesja, a mund të shpjegoni se çfarë të drejta mbulon pushimi i lindjes, a mund t’i ndalojë dikush këta të drejta" – thuhet mes tjeras në letrën e hapur të ish ministres Jankullovskës, e cila derisa qëndroi në krye të MPB-së nuk është se u shqua për mbrojtjen e të drejtave të grave.
 
Rikujtojmë se në rastin Monstra ishte arrestuar një vajzë e re e cila u nxorr në media se si dërgohej e kapur për krahësh nga dy polic meshkuj dhe 60 vjeçarja Feride Bilalli nga fshati Hotël i Likovës, e cila u arrestua dhe dënua me 4 vite burg me kusht për armëmbajtje pa leje.
 
Ndërsa përvoj jo të mirë kishte edhe Emel Ramkovska e cila në aksionin “Merimanga” u dënua me gjashtë vite heqje lirie, ndërsa është ankaur se derisa ka qëndruar në burgun e Shutkës 28 muaj nuk i është lejuar t’i sheh fëmijët e sajë. 
 
FLUTURA LATIFI