Maqedoni
Bullgari: Mbi 10 mijë maqedonas aplikuan për shtetësi
02.06.2018 16:42
Mbi 10 mijë shtetas të Maqedonisë kanë aplikuar për nënshtetësi bullgare, njofton agjencia bullgare e lajmeve BTA...

Këto të dhëna janë marrë nga ministreja e Drejtësisë në Bullgari, Cecka Çaçeva, e cila është përjgigjur dje pyetjeve të deputetëve në Parlamentin e Bullgarisë.
Ajo ka thënë se në vitet e fundit gjithsej janë dorëzuar 17 mijë e 792 kërkesa për shtetësi bullgare dhe më së shumti janë dorëzuar nga ana e maqedonasve, ndërsa më pas vijnë shtetasit e Serbisë, Turqisë dhe Shqipërisë.
Ministrja ka thënë po ashtu se janë rishikuar 16 mijë e 313 kërkesa ndërsa gjithsej janë dhënë 9 848 shtetësi bullgare.
