Maqedoni

Ardhmëria e pakos për emrin, Ibraimi: Presidenti me arshine të dy fishta

02.06.2018 17:15

Roli i presidentit të shteti Gjorge Ivanov përballë zhvillimeve politike për çështjen e emrit shpeshherë ka qenë jo i drejtë apo i dyfisht...

Në njërën anë ka mbrojtur interesat e një partie të caktuar politike ndërkaq ndonjëherë është veshur me të drejtat dhe obligimet e kryetarit të shtetit, thotë analisti politik, Selim Ibrahimi, duke vlerësuar deklaratën e presidentit Ivanov se nuk pranon marrëveshje me palën greke  që në këmbim kërkon ndryshimin e kushtetutës dhe emër Erga Omnes. 
 
Përveç kësaj, ai shpesh ka krijuar nxitje në vend te unitetit mes partive politike dhe popullatës, për të cilën shumë shpesh ka pasur nevojë shoqëria dhe shteti, vlerëson Ibrahimi. 
 
“Sa i përket çështjes së emrit,  roli i tij mundet të jetë i dyfisht dhe sigurisht duke pasur parasysh ndjenjat kombëtare nacionale të maqedonasve një vendim i Ivanovit për ta  bllokuar marrëveshjen mes Maqedonisë dhe Greqisë do të kishte pasoja për Maqedoninë,  ndërsa efekti politik do të ishte më tepër për sa i përket përkrahësve të partisë politike, pra VMRO-së sesa interesi  të përgjithshëm kombëtar maqedonas”, shprehet analisti politik Selim Ibrahimi.
 
Sodoqoftë, Ibrahimi shton se pas marrëveshjes, në këtë rast është shumë me rëndësi se si do të votojnë popullata në përgjithsi në referendum, dhe cfarë rezultati do të ketë në skenën politike.
 
Edhe kryeministri Zaev disa herë ka potencuar se fjalën e fundin pas marrëveshjes me homologun Cipras do ta ketë populli, i cili do të votojë për ose kundër në referendum që pritet të mbahet ne muajin tetor.
 
Zaev i ka ripërsëritur vazhdimisht  dobitë e shoqërisë dhe shtetit, nëse popullata i thotë PO referendumit.
 
NERMIN MULAKI FEJZULLAHU