Maqedoni
Non- Pejperi Europian, Selmani: Vërejtjet duhen marrë me seriozitet; Arsovski: Prioritet ka zgjidhja e kontestit me emrin
02.06.2018 17:49
Non pejperi me vërejtje të disa vendeve anëtare të BE-së për zbatimin e reformave prioritare nga vendet e Ballkanit përfshi këtu edhe Maqedoninë...

Non pejperi me vërejtje të disa vendeve anëtare të BE-së për zbatimin e reformave prioritare nga vendet e Ballkanit përfshi këtu edhe Maqedoninë, duhet të merret me shumë seriozitet.
Profesori universitar Bashkim Selmani thotë se ky dokumentet ngërthen në vete kritika të ashpëra për pëfshirje në korrupsion të thellë sikurse në raportet e shërbimeve sekrete amerikane. Andaj sipas Selmanit procesi eurointegrues mund të jetë i vështirësuar.
“Analiza e të dhënave të FBI-së, CIA-s për sa i përket korrupsionit, Ballkani dhe qeveritë ballkanike 80% bëjnë pjesë ne funksionimin e krimit të organizuar dhe korrupsionit dhe kjo nuk na jep shpresa se do të jep një zgjidhje të shpejtë për të aderuar dhe ky argument me shumë mbështetje dhe argument e thotë të njëjtën. Prandaj vendet ballkanike duhet ta marrin me shumë seriozitet sepse korrupsioni është një nga fjala latine korrumpere që do të thotë shkatërron, rrënon gjithçka që është në interesin publik”, shprehet analisti Bashkim Selmani.
Analisti Petar Arsovski thotë se dokumenti nuk duhet injoruar, por sipas tij prioritet është zgjidhja e çështjes së emrit.
“Kjo për Maqedoninë në këtë moment nuk ka shumë domethënie, duke pasur parasysh se kriteret më të rëndësishme politike për Maqedoninë janë përmbushur, ndërkaq zgjidhja eventuale me çështjen e emrit do të jetë argument më i fuqishëm se sa brengosja e e vendeve anëtare të BE-së. Me fjalë të tjera nëse Maqedonia me sukses zgjidh çështjen e emrit kjo brengosje do të humbet, gjegjësisht nuk do të paraqet argument të fuqishëm për të ndaluar eurointegrimin e Maqedonisë”, shperhet analisti Petar Arsosvski.
Non pejperi u publikua ditë më parë nga Franca dhe Holanda e që ngërthen në vete vërejtje në fushën e ekonomisë, shtetit ligjor dhe gjyqësorit, drejtuar Maqedonisë dhe vendeve të tjera të Ballkanit të interesuara për tiu bashkangjitur familjes europiane.
Analistët thonë se do të duhet të bëhen përpjekjet maksimale që të kapet treni i fundi pasi vullneti i BE - së për zgjerim të shpejtë nuk do të zgjasë përgjithmonë.
MERAL ISMAILI
