Maqedoni

Universiteti i Tetovës, ceremonia e promovimit të absolventëve

02.06.2018 18:18

988 studentë duke hedhur kapelat në mënyrë simbolike i dhanë fund studimeve deridiplomike në Universitetin e Tetovës...

Poashtu  rreth 1 mijë studentë absolventë të këtij universiteti hodhën sot solemnisht kapelat, për t’i dhënë fund studimeve paradiplomike.
 
Rektori i Universitetit të Tetovës, Vullnet Ahmeti iu drejtua studentëve me fjalët se me kokën lartë ata po përmbyllin një rrugë që nuk ka qenë e lehtë por arritën ta kurorëzojnë me sukses.
 
“Si rektor I UNT së jam plotësisht i bindur në aftësitë tuaja për të filluar karierën profesionale,disa prej juve do vazhdojnë arsimimin në ciklin e dytë dhe të tretë,në UT.Midis tyre ne shohim profesor të ardhshëm të këtij institiucioni të cilët do vayhdojnë traditën e suksesshme të stafit aktual të Universitetit tonë”, shprehet rektori i UT-së, Vullnet Ahmeti.
 
Ministri i arsimit dhe shkencës, Arbër Ademi tha se sot u promovua një brez i ri mbi të cilin bazohet e ardhmja e këtij vendi, për të cilën gjeneratë, ky fakultet ka punuar shumë dhe ky institucion I arsimit sipëror do gëzon mbështetje nga Mash.
 
“Nga pozita e Ministrit ë Arsimit dhe shkencës mund të them se ky Universitet nuk do harrohet kurr nga shteti dhe përkundrazi mbështetje do gëyoni dhe  krenaria jonë e përbashkët do vayhdojë të rritet”, shprehet ministri i arsimit dhe shkencës Arbër Ademi.
 
I pranishëm në ceremony Kryeparlamentari Talat Xhaferi tha se tani ka ardhur koha që dijen e akumuluar në universitet studentët që sot përmbyllën zyrtarisht studimet ta ndajnë me të tjerët.
 
“Këtu nuk është fundi I angazhimit tuaj, këtu keni kuptuar që tek fillon ngritja juaj profesionale,në instituucione andaj të jeni të bindur se tashmë fillon jeta juaj dhe ju pret e ardhmja të cilën duhet ta ndani me të tjerët”, shprehet kryetari i kuvendit Talat Xhaferi.
 
Me një telegram urimi apsollventët e UT-së I ka uruar për suksesin e arritur edhe kryeminsitri Zoran Zaev. 
 
FLUTURA LATIFI-TOPOJANI