Maqedoni
Mbrojtja nga rrezet e diellit, mjekët: Përkujdesi ndaj organizmit, në plan të parë
02.06.2018 18:32
Me tu afruar sezoni I verës,po thuaj të gjithë bëjnë plane se ku do ti kalojnë pushimet e verës...

Megjithatë mjekët thonë se të paktë janë ata që mendojnë se cfar prevendive duhet të përdorin për tu mbrojtur nga rrezet e djellit dhe “Entero-virusi”, I njohur ndryshe si virusi i verës.
Ekspozimi i pambrojtur ndaj rrezeve të diellit mund të shkaktojë dëmtime të lëkurës, dëmtime në sy, dobësim të sistemit imunitar, kancerin e lëkurës, etj.
Por, duke marrë masat e duhura mbrojtëse atëherë organizmi është në gjendje që ti minimizojë efektet negative të rrezeve të diellit, thotë mjeku familjarë Behar Kamberri.
“Personat që shkojnë nëpër pushime ata janë të ekspozuar në diell, do të jenë të ekspozuar në ujë dhe duhet të bëjënë shumë kujdes duke përdorur kremra me factor të lartë për tu mbrojtur nga rrezet UV. Sa u përket barnave, ato që mund ti marri me vehte është një analgetik, një antipirutik. Në sezonin e verës është shumë actual edhe “Entero-virusi” I cili jep simptoma të gripit, sikur atij gripit në sezonin e dimrit dmth me rrjedhje hunde, me skuqje të fytit, me temperaturë, me dhimbje trupore, mirëpo është një virus që nuk kërkon terapi sic është antibiotiku, prandaj në këtë rast është mirë të vizitohet mjeku”, shprehet mjeku familjar Behar Kamberi.
Mjekët rekomandojë disa udhëzime që duhet t’ju përmbahemi për të parandaluar smundjet e ndryshme sezonale
“Dhomën në të cilën rrijmë ose ambienti në të cilin punojmë, duhet ta mbajmë në suaza të temperaturave 20 deri në 30 gradë. E dyta është që duhet të bëhet hidratimi i mirë i organizmit, për shak se siç e cekëm organizmi I njëriut përvec që është I përbërë prej qelizave, materian bazë e ka ujin, prandja përdorimi I dy ose 3 litrave ujë në ditë është I domosdoshëm sidomos gjatë verës. Gjithashtu është mirë të konsumohen elektrolite, minerale dhe vitamina sepse ato janë elementet kyçe për të kryer aksonet metabolike në organizëm”, shprehet mjeku familjar Behar Kamberi..
Individë me sëmundje kronike janë një ndër kategoritë që duhet të bëjnë kujdes maksimal gjatë ditëve të nxehta. Sëmundjet që paraqesin më shumë rrezik janë hipertensioni, sëmundje të zemrës; astma bronkiale, bronkiti kronik, pneumopatia obstruktive kronike; diabeti, insuficienca e veshkave, çrregullimet psikiatrike si skizofrenia, depresioni, etj.
FARIJE DAUTI -BAKIJU
