Trump: Konfirmoi takimin me Kim Jong Un në Singapor
Presidenti amerikan, Donald Trump konfirmoi mbajtjen e samitit të tij historik me Kim Jong Un pasi takimit në Shtëpinë e Bardhë të krahut të djatht të Un...

Presidenti amerikan, Donald Trump konfirmoi mbajtjen e samitit të tij historik me Kim Jong Un pasi takimit në Shtëpinë e Bardhë të krahut të djatht të Un, i cili i solli Trampit një letër personale të kreut Korean-overior.
“Ne do të takohemi më 12 qershor në Singapor”, deklaroi Trump që do të jetë presidenti i parë amerikan në detyrë i cili takohet personalisht me një trashëgimtar të dinastisë Kim, që mbretëron prej 70 vitesh në veri të Gadishullit Korean.
Trump e bëri kërë deklaratë vetëm një javë pasi anuloi samitin duke kritikuar armiqësinë e Phenianit.
“Takimi me gjeneralin Kim Yong Chol kaloi shumë mirë”, shtoi ai.
“Ne biseduam për t’i dhënë fund luftës në Kore”, tha Trump, ndërkohë që teknikisht ajo vazhdon 65 vite pas armisticit të vitit 1953.
Presidenti amerikan vlerësoi gjithashtu se numri një i Koresë së Veriut kishte qëllimin që të denuklearizonte vendin e tij ashtu siç e kërkon SHBA-ja.
