Botë

Spanjë: Betohet kryeminsitri i ri Sanchez

02.06.2018 19:42

Kreu i Partisë Socialiste spanjolle, Pedro Sanchez bëri betimin si kryeministër i ri I Spanjës , një ditë pasi rrëzimit të konservatorit Mariano Rajoy...

Kreu i Partisë Socialiste spanjolle, Pedro Sanchez bëri betimin si kryeministër i ri I Spanjës , një ditë pasi rrëzimit të konservatorit Mariano Rajoy, që e mbante postin prej gati 7 vjetësh.

Udhëheqësi socialist, partia e të cilit ka vetëm një të katërtën e vendeve në Parlament, arriti të siguronte mbështetjen e 6 partive të tjera për të përmbysur Rajoyn pas një skandali gjigant korrupsioni.

Tani, 46-vjeçarit i duhet të mendojë se cilët do të jenë njerëzit që do të përfshijë në kabinetin e tij, ndërsa listën pritet ta bëjë publike javën që vjen.

Premtimi solemn gjatë ceremonisë së shkurtër në rezidencën mbretërore në Madrid ishte të përmbushë detyrimet e tij me ndërgjegjje, nder, besnikëri ndaj Mbretit e të mbrojë dokumentin themeltar të shtetit.

Po sot u betua edhe qeveria e re rajonale e Katalonjës, betejën e së cilës për pavarësi Rajoy e mbylli me një grusht të fortë dhe vendosjen e sundimit direkt të Madridit, 7 muaj më parë.

Presidenti i ri katalanas, Joaquim Torra, aleat i ngushtë i liderit të përmbysur separatist Carles Puigdemont, u zotua që të vazhdojë përpjekjet për shkëputjen e rajonit nga Spanja.