Maqedoni
Protestat e opozitës maqedonase, LSDM: VMRO dëshiron që vendi të shkojë në regres
03.06.2018 12:25
Si në çdo tubim të VMRO-së gjatë 12 viteve të kaluara, sërish u dëgjuan porosi për ndasi ,për ne dhe ata...

Si në çdo tubim të VMRO-së gjatë 12 viteve të kaluara, sërish u dëgjuan porosi për ndasi ,për ne dhe ata, porosi për kthim pas. Kështu i vlerësojnë protestat e mbrëmshme të VMRO- së Kristijan Mickovskit nga partia maqedonase në pushtet LSDM.
Sipas LSDM-së, Mickovski ka bërë thirje që vendi të këthehet pas, në të kaluarën e errët , ku krimi i organizuar dhe korrupcioni , varfërimi i qytetarëve dhe largimi i vendit nga rruga euroatlantike ishin mbi të gjitha.
“Nga foltorja Kristijan Mickovski publikisht I mbronte dhunuesit të fhsehur nën petkun e patriotizmit. Mickovski e di që partia e tij duhet të hipë në kanarin e drejtësisë.Krimi nuk mund të jetë patriotizëm, sa do që të ngresh zërin lartë për këtë”, thonë nga LSDM.
Sipas LSDM-së, kërkesa e opozitës për zgjedhje të parakohshme parlamentare së bashku me ato presidencialet , është blef klasik i vetë liderit të VMRO-së Kristijan Mickovski, i cili është vënë para aktit të kryer nga rezultatet e fundit të anketave të publikuara, të cilat pasqyrojnë qartë mungesën e mbështetjes së tij nga ana e qytetarëve të vendit.
“Nuk është e lehetë ta ndjekësh Gruevskin në kohën kur LSDM në zgjedhjet e fundit lokale ka marrë mbështetje të madhe dhe udhëheq me gjithësej 57 komuna. Sot LSDM është favorite në cilat doqofshin zgjedhje , si dhe në hulumtimin e mendimit publik. Mbështetja nga qytetarët është shumë fortë e theksuar për këtë shumicë qeveritare, për LSDM-në, dhe për liderin e saj Zoran Zaev”, thonë nga partia e LSDM-së.
MERITA GASHI
