MAQEDONI

PRM me padi për Jugohromin dhe Makstilin

30.07.2014 15:53

Partia për Ripërtëritjen e Maqedonisë ka parashtruar padi penale në prokurorinë publike të Tetovës ndaj kompanisë Jugohrom, për shkak të ndotjes së ambientit jetësorë, ndërsa padi të njejtë ka parashtruar edhe ndaj kompaninë Makstill...

Partia për Ripërtëritjen e Maqedonisë ka parashtruar padi penale në prokurorinë publike të Tetovës ndaj kompanisë Jugohrom, për shkak të ndotjes së ambientit jetësorë, ndërsa padi të njejtë ka parashtruar edhe ndaj kompaninë Makstill.

Padia parashtrohet për shkak të rrezikimit të shëndetit të banorëve të Tetovës por edhe të kryeqendrës së vendit, pasi sipas kësaj partie, kompanitë e lartëpërmendura kanë shkelur ligjin për ambientin jetësorë, përkatësisht neneve 138 alinea 1 të tij dhe nenin 43 alinenë 2 të kushtetutës së Maqedonisë.

"Paditë penale janë parashtruar për rrezikimin e shëndetit të qytetarëve të Shkupit dhe Tetovës dhe shkatrrimin e ambientit jetësorë duke filluar nga 11 korriku i vitit 2005, dita kur ka hyrë në fuqi ligji i ambientit jetësor" tha Liljana Popovska Kryetare e PRM

Sipas kësa partie Jugohrom dhe Makstill si ndotësit më të mëdhej, nuk e respektojnë ligjin dhe nuk kanë filluar në kohë furnizimin me paisje ekologjike. (Gyltene Sinani, TVM2)