Maqedoni

Rritja e çmimit të naftës, qyetarët: I përballueshëme për ne; Osmani: Masa nuk ka për qëllim uljen e ndotjes së ajrit

03.06.2018 13:45

Rritje e kohë pas kohshme e çmimeve të derviateve të naftës në Maqedoni paraqet jo pak problem për qytetarët...

Qytetarët e anketuar nga TVM2 shprehen se rritja e çmimit të naftës është i papërballueshëm për ata, duke pasur parasysh faktin që rrogat mesatare në Maqedoni janë shumë të ulëta. 
 
“Shumë është i shtrejtë, tepër. Nuk është problemi vetëm tek akcizat edhe përkundër kësaj çmimi del të jetë shumë i shtrejt.  Kjo ndikon edhe në xhepin e qytetarëve, sidomos për ata që vozisin për çdo ditë dmth në fund të muajit del të jet një shpenzim i madh...
 
“Pak po është i shtrenjtë. Ndikon edhe në xhepin e qytetarëve pasi edhe rrogat janë dobët, pra ndikon edhe atë shumë...
 
“Çmimi i lartë i benzinës paraqet një problem për qytetarët e Maqedonisë. Çmimi i benzinës duhet të jetë më i ulët”, shprehen qytetaret.
 
Ndërkohë sipas profesorit unversitar Afrim Osmani, rritja e çmimeve të derviateve do të rëndoj më shumë në xhepin e qytetarit të thjesht. Ai thekson rritja e cmimit  aspak nuk ka për synim që jep efekte në uljen e ndotjes së ambientit.
 
“Rritja e çmimeve të derviataeve të naftës tek ne e prek sado qoftë, nuk mund ti ikim asaj se e prek xhepin e qytetarit edhe atë në shumë aspekte. Pa dyshim se rritja e cmimit të naftës do të ndikoj drejperdrejt edhe në uljen e e numrit të pordoruesve të automjeteve. Por në përgjithësi nuk është ky qëllimi i ndërmarjes së kësaj mase, për arsyje se jo vetëm kjo qeveri por edhe qeveritë paraprake, nëse i analizojmë veprimet që kanë ndërmar në luftimin e ndotjes së ambientit kanë qenë jo serioze”, shprehet profesori universitar Afrim Osmani.
 
Komisionit Rregullator I Energjetikës javën që lam pas, vendosi që çmimet e benzinës dhe dizelit  me pakicë ti shtrenjtoje për dy denarë.
 
ZEKIRJA MEXHITI