Maqedoni
Rastet e PSP-SË, Maksuti: Abolimi I Ivanovit nuk është në fuqi
03.06.2018 14:22
Abolimi i Kryetarit të shtetit Gjorgje Ivanov për 55 të dyshuarit e Prokurorisë speciale publike në prill të vitit 2016...

Abolimi i Kryetarit të shtetit Gjorgje Ivanov për 55 të dyshuarit e Prokurorisë speciale publike në prill të vitit 2016, nuk është në fuqi andaj të gjithë të akuzuarit mund të ndjeken penalisht,të gjykohen dhe dënohen sqaron profesori univerzitar Mersim Maksuti.
Sipas tij është e papranueshme kërkesa e avokatëvë mbrojtës të Gordana Jankullovskës dhe Ilija Dimovskit në rastin”Titanik” që të lirohen nga akuza për shkakun se janë të falur nga Kryetari I Shtetit,pasi që Ivanov për një kohë të shkrutë kishte tërhequr abolimin.
Maksutin habit fakti se si Gjykata supreme e Greqisë ka mohuar të ekstradojë dy të akuzuar të PSP me arsyetimin se ata janë të falur nga Kryetari i shtetit.
“Amnestia e tyre ga ana e presidentit nuk është e plotfuqishme me vet faktin që presidenti fillimisht i amnestoi këto të akuzuar që ishin në këtë pjesë edhe këto dy që tashmë gjenden në gjykatë dhe akuzohen me procese gjyqësore të Greqisë.Por tani me vet faktin e tërheqjes së amnestisë pra faljes nga ana e Presidentit këto nuk i përfshin fajla ,amnestia apo abolimi”, shprehet profesori universitar Mersim Maksuti.
Sipas Avokatit Petar Vasilev gjatë sjelljes së vendimit për mos ekstradimin e dy të akuzuarve në rastet e PSP-së Nikolla Boshkovski dhe Goran Grujovski ,gjykata supreme e Greqisë është konsultuar me Instituin për të Drejtën Ndërkombëtare.
FLORIE KAMBERI
