Maqedoni
VMRO kërkon zgjedhje të parakoshme, Halili: Zgjedhjet, kërkesë legjitime e opozitës; VMRO e hapur për bashkëpunim, Halili: VMRO të ndryshojë diskursin antishqiptar
03.06.2018 14:51
VMRO-DPMNE-ja në disa raste ka kërkuar nga shumica Qeveritare të pranojë ofertën e sajë që të shkohet në Zgjedhje të Parakohshme Parlamentare...

VMRO-DPMNE-ja në disa raste ka kërkuar nga shumica Qeveritare të pranojë ofertën e sajë që të shkohet në Zgjedhje të Parakohshme Parlamentare, Për opozitën maqedonase politikat e qeverisë janë të gabuara, andaj kërkon që qytetarët ti dënojnë keto politika të Qeverisë e prirë nga LSDM dhe Kryeministri aktual Zoran Zaev.
Zëdhënësi i këtij subjekti politik Naum Stoilkovski për TVM 2, pohon se nuk ka asnjë dyshim se VMRO-DPMNE në Zgjedhjet Parlamentare kur që të mbahen ato, do të dalë fituese, sepse subjekti i tij politik fitues ka dalë edhe në zgjedhjet e fundit parlamentare.
Sipas VMRO-së , me insistimet e Qeverisë për ndryshimin e emrit, dhe politikave të gabuara ekonomike, humbjen të cilën do ta pësojë LSDM do të jetë shumë më e madhe.
“VMRO-DPMNE ka dalë fitues edhe në zgjedhjet e kaluara Parlamentare, dhe a thua juve ju duket si kualicion i natyrshëm në mes Zoran Zaevit, Ali Ahmetit, Gashit, Thaçit duke përfshirë edhe Amdi Bajramin. Ktu nuk ka shëndetësi, nuk ka arsim, thjeshtë nuk ka kushte për jetë, pra gjithcka është hedhë në një kartë, e cila është ndarja e Maqedonisë në rtë gjitha sfidat sin ë atë të politikave të brendshme, ashtu edhe në ato të jashtme, dhe ky është një motiv i mjaftueshëm edhe për VMRO, edhe për anëtarësin, por edhe për qytetarët, për të shkuar në zgjedhje të Parakohshme Parlamentare”, shprehet zëdhënësi i VMRO-DPMNE-së, Naum Stoilkovski.
Analisti politik Muhamet Halili këtë veprim të opozitës Maqedonase e ka cilësuar si legjitime ndërsa protestat e një dite më pare si një sprovë jo vetëm për liderin e ri të tyre por dhe për vetë VMRO-në.
“Shikuar politikisht, kjo është një kërkesë reale e opozitës, ndërsa organizimi i protestës është një tentim të rimëkëmbjes së strukturës partiake, por edhe një sprovë se a thua sa lideri i tyre është i kapshëm për anëtarësin e gjërë. Opozita ka të drejtë legjitime, që të dalë me propozime të tillë, të cilat mendojnë se do ta sforcojnë strukturën partike, dhe aktivitetin e tyre në teren“, shprehet analisti politik Muhamet Halili.
Sa i përket anketave të fundit të cilat u publikuan në disa media, ku si fitues absolut e nxorën LSDM me një diferencë diku prej 5 deri më 6 për qind përballë VMRO-DPMNE-së nga kjo e fundit nuk i komentojnë.
Nga VMRO-DPMNE poashtu pohuan se janë në komunikim të vazhdueshëm me të gjitha subjektet politike, përfshirë edhe ato shqiptare, të cilat ndajnë mendimin e njëjtë se politikat e Qeverisë janë të gabuara.
“Nuk kam nevojë ti komentoj anketat, qytetarët e dijnë, Qeveria e din, por e dinë edhe partnerët e koalicionit. E dijnë edhe Zaevi edhe Ahmeti edhe Gashi por edhe Amdi Bajram se qytetarët tanë nuk kanë një jetë më të mirë, dhe a thua atëherë a janë të gatshëm për zgjedhjet të parakohshme Parlamentare. Pra edhe një herë po e potencoi se VMRO-DPMNE nuk ka kurfarë politikash anti shqiptare, siç po tentohet të hidhet në opinion, dhe ta vendosë si temë në shoqërinë tonë”, shprehet zëdhënësi i VMRO-DPMNE-së, Naum Stoilkovski.
Nga ana tjetër analisti politik Muhamet Halili pohoi se thirrjen për komunikim edhe me partitë shqiptare, e kupton si tentim të udhëheqësisë aktuale të VMRO-DPMNE-së për ta ndryshuar kursin politik vizavi shqiptarëve.
“Vetë thirrja është një shtrirje dorës për bashkëpunim, dhe krahas asaj është një ndryshim i butë i kursit, edhe pse një pjesë e madhe të politikave anti shqiptare, ka ardhur si rezultat i mos aftësisë së partive politike të cilat kanë qenë në koalicion me të. Por saher që VMRO-DPMNE do të jetë me diskurs anti-shqiptar, çdo herë edhe do ti humbë zgjedhjet“, shprehet analisti politik Muhamet Halili.
Partitë që përbëjnë shumicën, janë kundër zgjedhjeve të Parakohshme Parlamentare. Sipas LSDM-së vendi ka obligime të tjera, më të rëndësishme, ndërsa sipas BDI-së, prioritet mbi prioritetet për vendin duhet të jetë anëtarësimi në NATO dhe BE.
FITIM KRYEZIU
